970×90
970×90

Televizioni T7 largohet nga platforma “IPKO”

Televizioni T7 largohet nga platforma “IPKO”

Platforma televizive IPKO ka mbetur edhe pa një nga kanalet më të shikuara në vend, T7.

T7 është larguar nga kjo platformë, duke iu bashkuar tri mediumeve tjera të mëdha që së fundmi janë larguar nga IPKO.

Nga kompania IPKO kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin e me T7 për arsye komerciale.

“Ju njoftojmë se pas shumë vitesh bashkëpunimi, Kanali T7 nuk do të jetë më pjesë e platformës IPKO, për arsye komerciale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IPKO-s.

Kujtojmë se muaj më parë nga platforma IPKO ishin larguar edhe tri televizionet më të shikuara në vend, Klan Kosova, RTV Dukagjini dhe Kanal 10.

Lidhur me këtë çështje, kompania sllovene ishte paditur nga Inspektorati i Tregut, një organ shtetëror ky.

IPKO është dërguar në gjykatë e denoncuar se mashtroi klientët me reklama dhe paditur “për kushte të padrejta” dhe “shkelje ndaj konsumatorëve”.

Inicimi i procedurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë është bërë pas pranimit të 180 ankesave të qytetarëve në Inspektorat.

Related posts