970×90

Përleshje me thika në Barcoden në Pejë

Përleshje me thika në Barcoden në Pejë

Një përleshje me thika ka ndodhur të mërkurën mbrëma në një lokal në qytetin e Pejës.

Si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.

Tutje ka treguar se me rastin e incidentit po merren njësitet hetimore policore.

Ndërkaq, deri me tani nuk dihet gjendja e të lënduarve. Gazeta Projekti mëson se ngjarja ka ndodhur në Barcoden në Pejë.

Related posts