Ashtu sic është paralajmëruar, pas më shumë se një dekade në Republikën e Kosovës janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike.
Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kosovë (KEDS) njoftoi se nga sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në mbarë vendin, si pasojë e prodhimit të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë, shkruan Gazeta Express.
Gazeta Express po ashtu raporton se reduktimet vetëm kanë filluar në disa prej lagjeve kryesore të kryeqytetit.
Në momentin që po raportohet ky lajm, kafenetë afër sheshit kanë mbetur pa energji elektrike, së bashku me lagjet Ulpiana, Dragodan e Veternik ku rryma është ndërprerë para më shumë se dy orëve.
Në disa pamje të siguruara nga Express, shihet se rryma është ndalur nëpër disa kafene, e qytetarët kanë lëshuar dritat e telefonave të tyre.