
Disa media raportuan se busti i Adem Jasharit, që gjendet në resortin në Elbasan ku darkuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është mbuluar.
Mirëpo ekipi i Klan Kosovës që po qëndron atje njofton se një raportim i tillë nuk qëndron, meqë pamjet e siguruara siç mund t’i shihni më poshtë, dëshmojnë të kundërtën.