
Ismail Selmonaj, babai i luftëtarit Ibrahim Selmonaj ka vdekur sot.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e varrimit.
“Sot i dhamë lamtumirën e fundit veteranit të arsimit e atdhetarit Ismail Selmonaj, babai i mikut dhe bashkëluftëtarit tim Ibrahim Selmonaj”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Të Zotit jemi, te Zoti kthehemi!
Sot i dhamë lamtumirën e fundit veteranit të arsimit e atdhetarit Ismail Selmonaj, babai i mikut dhe bashkëluftëtarit tim Ibrahim Selmonaj.
Gjithashtu sot, me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, aktivistit e atdhetarit Isak Farko.
Ngushëllime për familjet, miqtë e bashkëpunëtorët.
U prehshin në paqe!
RH