
Vjen reagimi i parë i Noizyt pas lirimit
Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë, pasi kishte një urdhëresë aktive nga gjykata.
Reperi, pas lirimit ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”.
Ai shihet në një ashensor së bashku me mikun e tij.
Express nga burimet mori vesh se reperi ka paguar gjobë për t’u liruar, pasi që u ndalua për urdhëresën aktive që kishte nga gjykata që dyshohet se ishte nga sherri i vitit 2016.
Kujtojmë, se reperi është kthyer nga Zvicra, ku qëndroi disa ditë nën shoqërinë e reperit, Mozzik dhe aktorit, Blerim Destani.