Autore: Blerta Iberdemaj
“Open Data Kosova” ka mbajtur edicionin e katërt të konferencës vjetore për transparencën e qeverisë për të dhëna të hapura. Transmeton Gazeta Projekti.
Edicioni i katërt i këtij viti reflektoi mbi përpjekjet më të fundit të bëra në zbatimin e Agjendës Digjitale për vendet e Ballkanit Perëndimor, rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë rajonin dhe promovimin e qeverisjes së mirë, si rezultat i praktikave të të dhënave të hapura.
Në konferencë morën pjesë audiencë me prejardhje dhe ekspertiza të ndryshme, duke përfshirë këtu zyrtarë qeveritarë, përfaqësues të OSHC-ve, komunitetin e biznesit, si dhe studentë.
Panelistë në këtë konferencë ishin ekspertë dhe njohës të çështjeve të informimit dhe mbrojtjes së të dhënave si:
– Krenare Sogojeva Dërmaku, Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë;
– Gjorgji Rajchinoski, mbikëqyrës sektori për mbrojtjen e të dhënave personale në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
– Aleksa Ivanoviq, anëtare e këshillit për Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Akses me Tarifa në Informacion në Mal të Zi;
– Uroš Mišljenović, konsulent nga Serbia.
Panelistët e kësaj konference diskutuan aspektet e ndryshme të mbrojtjes së të dhënave dhe se si procesi i digjitalizimit ka sjellë shumë kërcënime, veçanërisht sulme kibernetike dhe shkelje të të dhënave.
Në konferencë u trajtua rëndësia e mbrojtjes së të dhënave në rajon dhe fakti se si kërcënimet e të dhënave po rriten gjithnjë e më shumë ndërsa bota digjitale po rritet.