
Artistja e njohur e skenës, Dafina Zeqiri, po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor për fundvit.
Këngëtarja këtë herë duket se ka bashkuar forcat me reperin Majk, aludim ky që u konfirmua nga vet dyshja.
Megjithëse nuk kanë dhënë më shumë detaje, xhirimet e këtij videoklipi veçse kanë filluar.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)
Kështu të paktën lë të kuptohet me një video të fundit që Zeqiri ka shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin edhe për këtë prurje të re.
Dafina ndërkohë shfaqet sensuale me një korse ngjyrë ulliri e po ashtu me një palë xhinse të grisura.
Ajo momentalisht po shijon suksesin e “Ti dho krejt” që për tri javë ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve.