970×90

Policia e Kosovës aksion kundër kazinove në Karaçevë

Policia e Kosovës aksion kundër kazinove në Karaçevë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit është duke zhvilluar një aksion në Karaçevë. 

Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës.

“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Në media është raportuar se aksioni po zhvillohet kundër kazinove ilegale.

Related posts