970×90
970×90

Termokos ndërpret furnizimin me ngrohje në Prishtinë

Termokos ndërpret furnizimin me ngrohje në Prishtinë

Termokos ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët në kryeqytet, shkruan Gazeta Projekti.

Një njoftim thuhet, se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, janë detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Siç njoftohet, aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

Njoftimi i plotë:

NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje.

Related posts