![Presidentja Osmani zotohet të mbështesë të gjitha grupet e margjinalizuara](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2021/12/6C68FB6E-B838-4220-BD26-7561892C2D80.jpeg)
Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Osmani u zotua se do të ofrojë mbështetje për të gjitha grupet e margjinalizuara, në veçanti për gratë.
Ajo theksoi se në Kosovë ka shumë raste te diskriminimit të komunitetit romë, ashkalinj dhe egjiptianë.
“Ju inkurajoj që të vazhdoni punën e deritanishme në mënyrë që të vazhdohet mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve. Këshilli ka qëllim të mbrojë komunitetet. Do të punojmë që këto probleme të eliminohen për grupet e margjinalizuara. Në agjendën tonë është edhe fuqizimi i gruas, problemet me mungesën e punësimit dhe dhunën në familje. Kjo do të realizohet pa dallim përkatësie. Pandemia në veçanti i ka goditur gratë të komunitetit jo-shumicë. Do të garantojmë të ndërtojmë edhe politika shtetërore”, ka thënë ajo.
Mediat janë lejuar vetëm në fillim të kësaj mbledhje, derisa ka folur presidentja e vendit, Vjosa Osmani.