970×90
970×90
970×90
970×90

Familjarët e Ahmet Krasniqit thonë se politikanët po e keqpërdorin emrin e tij

Familjarët e Ahmet Krasniqit thonë se politikanët po e keqpërdorin emrin e tij

Vetëm muret kanë mbetur nga shtëpia ku dikur jetonte heroi Kolonel Ahmet Krasniqi.

Gjithçka tjetër është e shkatërruar këtu në Zhilivodë të Vushtrrisë që kur forcat serbe dogjën shtëpinë e heroit të Kosovës një ditë pas vrasjes së tij.

Askush nga shteti nuk u kujdes që shtëpia e tij të ngrihet dhe të ketë përkujdesje institucionale, raporton Frontal, në T7.

Por, politikanët që nuk e vizituan kurrë lagjen Krasniqi, po e zënë në gojë shpesh ish ministrin e mbrojtjes.
E këto deklarata po i shqetësojnë familjarët e kolonelit.

Krasniqi thotë se po synohet që përmes figurës së ish-ministrit të fitohen poena politikë.

Me këtë rast, kushëriri dhe bashkëpunëtori i Krasniqit, kërkon që figura e eprorit të tij të kursehet nga debatet e tilla.

Ai thotë se debati në mes të Qunit e Halitit për 8 milionët duhet të hetohet dhe argumentohet me dokumente.

Related posts