970×90
970×90
970×90
970×90

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave të fundit në shtetin serb, Savo Manojloviq ka folur në veten e parë duke treguar rrëfime të paraardhësve të tij të lindur dhe rritur në Kosovë.

Manojloviq ishte organizator i protestave, “Nisu-Ndrysho”, e cila kishte për qëllim ndalimin e miratimit të dy ligjeve – Ligjit për Shpronësim dhe Referendum.

Këto të dyja i hoqi prej rendit të ditës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i frikësuar me përmasat që po merrte protesta e organizuar nga djaloshi që paraardhësit i kanë lindur në Kosovë.

Ai për gazetën nova.rs ka treguar se është gjenerata e tretë e një familje të larguar nga Kosova. “Brezat e mëparshme të larguara vazhduan të ktheheshin. Të jetosh në atë zonë do të thotë shpesh vuajtje dhe vrasje”.

Manojloviq ka treguar se si gjatë Luftës së Dytë Botërore besa e shqiptarit i ka shpëtuar jetën stërgjyshit të tij dhe fal kësaj ai është në jetë.

“Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, familja ime u fut në listën për likuidim nga nacionalistët shqiptarë. Ata u shpëtuan nga një fqinj shqiptar, i cili më parë i kishte dhënë stërgjyshit tim besën, se do ta shpëtonte familjen tonë, nëse do t’u rrezikohej jeta”.

“Këtë histori që e kam dëgjuar shpesh nga babai dhe xhaxhai im, më ka betonuar idenë se e gjithë familja mbijetoi, kurse unë  u linda dhe jetoj, vetëm sepse një burrë shqiptar e mbajti fjalën”, shtoi ai.

Ai thotë se “ky parim më ka udhëhequr në jetë dhe se do ta mbaj fjalën për anulimin e protestave nëse presidenti serb i miraton dy kërkesat – tërheq ligjet e diskutueshme”.

Ndryshe, Manojloviq ka pohuar se nuk do të ndalet sa herë që të jetë nevoja që të dal të protestojë kur cenohen të drejtat e qytetarëve.

Related posts