970×90
970×90
970×90
970×90

Ç’ndodh nëse Sali Berisha e rimerr PD-në? Gabriel Escobar: Keni shumë kujdes, do të ketë pasoja

Ç’ndodh nëse Sali Berisha e rimerr PD-në? Gabriel Escobar: Keni shumë kujdes, do të ketë pasoja

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ditën e djeshme ka regjistruar një intervistë më News24, ku ka folur edhe për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Ndër të tjera Escobar deklaroi se nuk është në dorën e SHBA të zgjedhë udhëheqësit në Shqipëri por ai nxit “njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria”.

Gjithashtu Escobar u pyet se si do të veprojë SHBA në rast se Berisha merr Partinë Demokratike. Ai tha se SHBA nuk do të ulet në takime me Berishën, sepse ai është një person i shpallur, por nga ana tjetër i pyetur nëse SHBA është ulur ndonjëherë me persona në listën e zezë, Escobar tha “shumë rrallë”.

NEWS24: Z. Escobar, Berisha pretendon se do të marrë, në kuptimin e parë të fjalës, Partinë Demokratike, nesër në mitingun që ka orgnaizuar në Tiranë. Javën e kaluar, Z. Basha, kreu i Partisë Demokratike më tha në një intervistë se është i gatshëm të përballet me Berishën dhe njerëzit e tij në çdo, citoj këtu, skenar të mundshëm. Por shumë vrasin mendjen nëse Basha mund t’ia dalë ta ndalojë Berishën dhe disa thonë tani se autoritetet nuk e bëjnë punën, sistemi i drejtësisë nuk e bën punën, dhe tani punën duhet ta mbarojnë SHBA-të. Si i përgjigjeni kësaj?

ZV/NS Escobar: Shiko, marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.

Nxitoni dhe pastroni enët e gjakut! Parandaloni bllokimin derisa të jetë tepër vonë!

Pikat e para në treg që rregullojnë presionin në vetëm shtatë ditë! Bëni vetë në shtëpi!

Pika revolucionare që rregullojnë presionin e gjakut në tre ditë!

Ambasadorja juaj këtu e ka bërë të qartë pozicionin e Departamentit të Shtetit se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike nëse gjërat shkojnë nga ana e Berishës. A keni një mesazh tjetër për ta plotësuar?

ZV/NS Escobar: Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.

Si? Keni zgjedhur më parë, dua të them Departamenti i Shtetit ka zgjedhur më parë edhe organizata politike që kanë qenë në listë, në listë të zezë…

ZV/NS Escobar: …shumë rrallë …

…Shumë rrallë, do të ishte ky rasti?

ZV/NS Escobar: Nuk e kuptoj pse do të ishte ky rasti. Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik; me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.

Related posts