Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pasditen e sotme ka udhëtuar drejt Vatikanit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. “Po kryeministri ka udhëtuar drejt Vatikanit për vizitë zyrtare”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq Gashi nuk ka dhënë detaje nëse kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takim me Papa Françeskun.