970×90
970×90

Blinera Osmani: Kosova po rrezikon të bëhet një strehë e operatorëve ilegal që shpërndajnë programe pa të drejtë

Blinera Osmani: Kosova po rrezikon të bëhet një strehë e operatorëve ilegal që shpërndajnë programe pa të drejtë

Në emisionin “7 ditë me Panxhën”, është diskutuar për licencë e programeve televizive të cilat shfaqen në ekranet tona, pra për shumë kompani që shfaqin programe audio vizuale. 

Si është i rregulluar ky segment, sa operator legal operojnë në treg dhe si duhet të veprohet në lidhje me luftimin e operatorëve ilegalë dhe se kush e rregullon tregun e transmetimeve, juristja Blinera Osmani ka japë informata të hollësishme në lidhje me këtë.

“Këtë tregë e rregullon Komisioni i Pavarur për Media, ku deri tani janë licencuar 35 operator ndërsa numri i operatorëve ilegal që operojnë në Kosovë arrinë rreth 100 apo më shumë, kemi transmetime ilegale edhe nga operatorët e licencuar kryesisht të eventeve sportive, pra institucionet nuk kanë marr masa për parandalimin e kësaj dukurie, Kosova po rrezikon të bëhet një strehë e operatorëve ilegal që shpërndajn programe pa të drejta”, ka thënë Osmani.

Por, cilat janë hapat që duhet të ndjeken për parandalimin e këtë fenomeni, znj, Osmani thotë se nga KPM duhet të krijohet një task forcë, ARKEP, prej departamenteve përkatëse të policisë, ka thënë Osmani. 

 

Related posts