970×90
970×90
970×90
970×90

Fatmir Limaj ia merr 50 anëtarë Vetëvendosjes

Fatmir Limaj ia merr 50 anëtarë Vetëvendosjes

Me ketë rast, partia e Fatmir Limajt ka themeluar dy nëndegë të reja në fshatin Bukosh dhe Bivolak.

Kryetari i degës së Nismës në Vushtrri, Abdullah Vojvoda, u uroi mirëseardhje të aderuarve nga VV-ja. Ai u zotua se anëtarët e rinj do ta kenë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre.

Edhe ministri dhe anëtari i Kryesisë së Nismës, Skender Reçica, falënderoi anëtarët e VV-së që kanë zgjedhur Nismën për të vazhduar aktivitetin e tyre politik. Reçica tha se çdo ditë e më shumë njerëzit po e përqafojnë konceptin e Nismës.

E Fidan Klinaku tha se kanë zgjedhur Nismën për shumë arsye. Ai tha se Nisma po jep shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Ai u zotua se bashkë me anëtarët tjerë të cilët aderuan gjithë kontributin do ta japin në përkrahje të vizionit të Nismës.

Partia e Fatmir Limajt kohëve të fundit ka njoftuar për aderime anekënd vendit. Po ashtu, kjo parti është edhe në kohën e mbajtjes së kuvendeve të punës.
Në këtë takim prezent ishin edhe zv/ministri Faton Thaçi, dhe anëtarët e Kryesisë Demir Lima e Xhevdet Smakiqi.

Related posts