970×90
970×90
970×90
970×90

Albin Kurti tregon si duhet të bisedohet me Serbinë

Albin Kurti tregon si duhet të bisedohet me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot për dialogun me Serbinë, duke kritikuar 6 vitet e kaluara që u përcollën me takime të shpeshta në Bruksel.

Kurti më pas ka zgjedhur të tregojë se çfarë duhet të bëjë Kosova që të rimodelojë dialogun, shkruan gazetametro.net.

Sipas Kurtit, duhet të bëhet një bilanc i dialogut 6 vjeçar pasi, siç thotë ai, bilanci i këtyre viktimeve është i zbehtë. Ai përmend numrin e marrëveshjeve, por thotë se shumicë nuk janë realizuar.

“Para një dialogu të ri me Serbinë është e domosdoshme që të bëhet bilanci shtetëror i dialogut 2011-2017, të raportohet në kuvend dhe të kemi debat parlamentar. Ka pasur shumë investim, pak kthim e pak transparencë. 33 marrëveshje i ka nënshkruar Kosova me Serbinë, dhe shumica e tyre nuk janë realizuar”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Kurti ka propozuar që të bëhet debat parlamentar rreth natyrës së bisedimeve me Serbinë, e të caktohet qartë agjenda, parimet dhe qëllimi i shtetit kosovar. Po ashtu, ai ka propozuar që të bisedohet edhe me BE’në për t’u marrë vesh se si të qasen në bisedime.

“Të realizohet dialogu i brendshëm i hapur dhe demokratik në institucione dhe shoqërinë tonë. Debati në Kuvend para dialogut për dialogun me Serbinë,për parimet dhe agjendën për qëllimin dhe formatin. Të zhvillohet një dialog me Bashkimin Evropian për dialogun me Serbinë, për natyrën, përmbajtjen dhe qëllimin e atij dialogu”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ai ka zgjedhur të flas edhe për presidentin Thaçi, duke ia përmendur disa detaje për çka, sipas Kurtit, nuk e bëjnë të denjë Thaçin për ta udhëhequr këtë dialog.

“Njeriu që i frikësohet aktakuzës nga Gjykata Speciale, njeriu i cili është protagonist i aferës Pronto, njeriu i cili vendosi lule dhe bëri nderime te pllaka përkujtimore e strukturave të Serbisë në Kosovë, njeriu i cili e mbështeti Zajednicen, njeriu i cili më 20 janar 2012 i detyroi deputetët e PDK-së ta rrëzojnë reciprocitetin me Serbinë, njeriu që mbanë përgjegjësinë kryesore për mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ky njeriu nuk mund të udhëheq më apo të përfaqësoj në këtë proces”, ka shtuar Kurti.

Ndryshe, Albin Kurti vite më parë kishte qenë kundër çdo lloj dialogu me Serbinë, mirëpo kohëve të fundit ai po jep ide se si duhet të bisedohet me të

Related posts