970×90
970×90
970×90
970×90

SHBA ia çel dyert Kosovës për të shkolluar pilotë në Akademinë e Forcave Ajrore

SHBA ia çel dyert Kosovës për të shkolluar pilotë në Akademinë e Forcave Ajrore

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) të Gardës Kombëtare të ShBA-ve, ku është pritur nga gjenerali Joseph L. Lengyel, komandanit i Byrosë së Gardës Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Ft McNair.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, atasheu i mbrojtjes në ShBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i mbrojtjes së ShBA-ve në Prishtinë koloneli Jeffrey H. Fisher, si dhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Timothy Orr.

Komandanti i FSK-së ka falënderuar gjeneralin Lengyel për partneritetin e jashtëzakonshëm, duke vlerësuar vizitën e fundit në Kosovë të mbi 100 qytetarëve të Ajovës nga sektorë të shumtë si: arsimi, bujqësia, biznesi i vogël, sporti, ushtria, siguria.

Në veçanti Rama ka falënderuar për kontributin e zhvillimit të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”.

Related posts