Luksemburgu do ta ndihmojë Kosovën me 2 milionë euro21 Maj 12:10
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Luksenburgut.
Luksemburgu në kuadër të projektit zhvillimor, ofron asistencë teknike në kontest të integrimit evropian dhe do të jap 2 milionë euro.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se kjo marrëveshje ka të bëjë me zbatimin e MSA-së. “Marrëveshja aktuale është nënshkruar më 7 mars dhe ka të bëjë më projektin e përbashkët zhvillimor dhe ka të bëjë më zbatimin e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit. Ka për qëllim të fuqizoj administratën dhe fuqizimin e temave që kanë të bëjnë me integrimin evropian. Kontributi i Luksemburgut është 2 milionë euro ndërsa kontributin Kosovës është 100 mijë euro”, ka thënë Hoxha.