Shumë qytetarë nga rajoni i Deçanit me rrethinë i kanë jap lamtumirën e fundit maturantëve nga Gllogjani të cilët u vranë në mënyrë barbare në Autobusë, shkruan Gazeta Projekti.
Të rinjve u dha lamtumira e fundit në varrezat e fshatit në Gllogjan të Deçanit.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai tha “duhet ta forcojmë këtë shtet më shumë, e sidomos sigurinë”.
Një imam i ngarkuar me ceremoninë e varrimit i falenderoi të pranishmit për mbështetjen.
“Vllezër dhe motra, ju falenderojmë përzemërsisht për mbështetjen në emër të familjes Hamzaj”, tha ai.