Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Arben Haliti me rastin e 20-vjetorit të rënies së tij.
“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Arben Haliti, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij. Brigada 112 në Zonën Operative të Drenicës, gjatë tërë luftës, me krenari e mbajti emrin e tij”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.