Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka dalë me njoftim pas tragjedisë në Deçan, shkruan Paparaci.
Ata kanë njoftuar se janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rastin.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me Zëvendës-kryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit”, shkruhet në njoftim.
Tutje ata kanë lutur të gjithë ata që kanë informacione të njoftojnë Policinë, në mënyrë që të kapet sa më parë dorasi.
“Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, bën thirrje që kushdo që ka ndonjë informacion për këtë rast të bashkëpunojë me Prokurorinë dhe Policinë, në mënyrë që kryerësi e këtij krimi të kapet dhe të dalë sa më shpejtë para drejtësisë”, shkruhet tutje.