Ish-drejtori i ShSKUK-së, neuropsikiatri Jusuf Ulaj, është emëruar këshilltar për shëndetësi i kryeministrit Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.
“VVazhdojmë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për shëndetësi!”, ka shkruar Shkreta në profilin e tij në “Facebook”.
Ulaj është anëtar i Komiteti për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje.