970×90
970×90

AAK në Junik fton Prokurorinë të hetojë votat e ardhura nga diaspora

AAK në Junik fton Prokurorinë të hetojë votat e ardhura nga diaspora

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Junik ka reaguar ashpër pas skandalit që u shfaq sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ku u panë qindra zarfa të ardhura me postë e ku shihej qartë se ishin të plotësuar nga një dorë e njëjtë. 

Ata kanë deklaruar se dyshohet se shumica apsolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vllau i kandidatit të LDK-së Skënder Shehu.

Reagimi i Plotë nga AAK:

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, do ta ankimoj procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, antarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica apsolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vllau i kandidatit të LDK-së Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfave të ardhura, ku shihet qartë se është e njejta dorë, i njëjti drejtëshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkëatdhetarëve, e që është keqpërdorim, padyshim i vullnetit të qytetarëve!

Andaj, kemi dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme, që ky votim nuk është real, është i falsifikuar, si në ruandin e parë, ashtu edhe në ruandin e dytë, andaj i bëjmë ftesë porokurorisë dhe organeve të hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë!

Në të kundërten, ky proces nuk mund të quhet legjitim dhe është i kompromentuar dhe qeverisja lokale e Junikut nuk mund të konsiderohet asesi legjitime.

Related posts