970×90
970×90
970×90
970×90

Blindohet Peja: Tension para ndeshjes që përcakton kampionin e Kosovës në futboll |FOTO

Blindohet Peja: Tension para ndeshjes që përcakton kampionin e Kosovës në futboll |FOTO

Sot në ora 16:00 në Pejë fillon ndeshja futbollistike ndërmjet Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit, që përcakton se cila nga këto dy skuadra do të shpallet kampion i Kosovës 2017/18.

Tifozë të të dyja skuadrave nga Gjilani dhe Prishtina kanë zbarkuar të shumtë në numër në Pejë, dhe kjo ka nxitur edhe nevojën për masa të shtuara të sigurisë.

Atje prezent përveç ekipeve të zakonshme policore, janë edhe njësitet speciale, shkruan gazetametro.net.

Ende pa filluar ndeshja, kanë filluar edhe arrestimet e disa tifozëve problematik, siç shihet edhe në foto.

Drita e Gjilanit momentalisht është në vend të parë me 3 pikë më shumë sesa rivali direkt për titull, Prishtina.

Drita i ka gjasat më të mëdha për të u shpallur kampion, pasi janë disa rezultate që e favorizojnë, siç është edhe barazimi, e madje edhe humbja me rezultat minimal 1 me 0.

Ndërsa Prishtinës i duhet fitorja me dy e më shumë gola diferencë që të shpallet kampion i Kosovës, gjë që i siguron edhe pjesëmarrje në garat evropiane të klubeve, e rrjedhimisht edhe fitim i një fondi të mirë parash që shpërndahet nga UEFA, për klubet pjesëmarrëse.

Kjo matematikë është për shkak se në dy ndeshjet e para ndërmjet këtyre dy klubeve, Drita ka një fitore si mysafir dhe një barazim si vendas.

Drita ka shënuar fitore si mysafire e Prishtinës me rezultat 0:1, ndërsa ndeshja e dytë në Gjilan ka përfunduar 0:0. Ndërsa ndeshjen e tretë, Prishtina llogaritet si vendas dhe për shkak të humbjes së parë si vendase, tani i duhen dy e më shumë gola që të shpallet kampion.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në qytetin e Pejës, meqë renovimi i stadiumit të kryeqytetit ende nuk ka përfunduar. /gazetametro.net

Related posts