Driton Ajazi ka marrë mbështetje edhe në Gllanasellë, ku ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhëshme, shkruan Gazeta Projekti.
“Askush më mirë se banorët e këtushëm nuk ia njohin karakterin dhe potencialin abuzues e hakmarrës të kryetarit në ikje. Prandaj, ia kanë kthyer shpinën dhe janë rreshtuar krah Demokratëve. Krah fuqisë së ndryshimit që përfaqësohet me numrin 182”, ka shkruar Ajazi.
Lajmi i Plotë:
Gllanasella e dha sonte mesazhin më të mirë për mua dhe të gjithë qytetarët e Drenasit, për fitoren e madhe që do të vuloset të dielen. 💙
Është mesazhi më i qartë se kah duhet çuar vota, për këdo që ka ndonjë hamendje.
Askush më mirë se banorët e këtushëm nuk ia njohin karakterin dhe potencialin abuzues e hakmarrës të kryetarit në ikje. Prandaj, ia kanë kthyer shpinën dhe janë rreshtuar krah Demokratëve. Krah fuqisë së ndryshimit që përfaqësohet me numrin 182. 🙏
Pritje e festë madhështore në Gllanasellë.
Entuziazëm e mobilizim në Likoshan, Dobroshec, Çikatovë e Vjetër, Gradicë e Godanc. 🤝
Sepse, kudo ku ishim sot e gjatë këtyre ditëve, e kërkojnë ndryshimin. E kërkojnë ringjalljen e shpresës. E kërkojnë perspektivën e zhvillimin.
Këtë besim zotohem se do t’ua kthej me punë pa ndalë, me qeverisje të drejtë e të ndershme.
#Voto182✅
#DritonAjazi
#KjoËshtëKohaJonë!