970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ajazi prezanton planin e tij për zhvillimin e Drenasit

Ajazi prezanton planin e tij për zhvillimin e Drenasit

Kandidati për kryetar nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi, ka prezantuar planin e tij për siç ka thënë zhvillimin e Drenasit.

Ai ka thënë se tregu i Drenasit do ketë edhe 180 vend parkingje për automjete.

“Të nderuar qytetarë,  me planin tonë për zhvillimin e Drenasit, do të jetë edhe ndryshimi rrënjësor i dy tregjeve; ai i qytetit dhe tregu në Komoran. Ato do të marrin pamje moderne dhe do të ofrojnë kushte më të mira për të gjithë shitësit tanë. Tregu i Drenasit do ketë edhe 180 vend parkingje për automjetet. Në dy tregjet, qytetarët e Komunës së Drenasit do të mund të blejnë prodhimet e bujqve tanë të vyeshëm dhe me këtë, do të ndihmojnë rritjen e bujqësisë në komunën tonë. Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!”, ka thënë Ajazi.

Related posts