970×90
970×90
970×90
970×90

Fluturakja autonome për pesë pasagjerë nga Hyundai, do të fluturoj në vitin 2028

Fluturakja autonome për pesë pasagjerë nga Hyundai, do të fluturoj në vitin 2028

Kompania jugkoreane Hyundai synon që deri më 2028 të kryej fluturimin e parë me fluturaken autonome.

Fjala është për konceptin e taksisë fluturuese, prapa të cilës do të qëndrojë brendi Supernal, transmeton Telegrafi.

Baza e kësaj kompanie do të jetë në SHBA, dhe qëllimi i saj është zhvillimi i fluturakes elektrike autonome me katër apo pesë ulëse, që do të mundësoj ngritje dhe ulje në formë vertikale.

Hyundai vitin e kaluar në CES në Las Vegas prezantoi konceptin e parë të saj eVTOL SA-1.

Prodhimi i parë serik i fluturakes, sipas kompanisë Supernal do të duhej ta avanconte transportin urban.

Fluturakja autonome do të ketë motor elektrik, me mundësi kapaciteti për katër apo pesë pasagjerë.

Related posts