
Tregu i kriptovalutave në botë po zgjerohet çdo ditë e më shumë si një formë investimi.
Vlera e tyre në tregjet financiare ka tejkaluar së fundmi shifrën e 3 trilionë dollarëve.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht kriptovaluta më e popullarizuar Bitcoin po tregtohet me 68 mijë dollarë, duke shënuar një rritje prej rreth 4 për qind në 24 orët e fundit.
Edhe Etherium, si kriptovaluta e dytë më e njohur ka shënuar një rritje me 50 që nga muaji tetor, ku për momentin ka prekur majat me vlerën prej 4,800 dollarëve.

Vlera aktuale e Bitcoinit | Burimi: CoinMarketCap
Arsyeja për këto lëvizje ende janë të paqarta, por tregu i kriptovalutave njihet si një treg që brenda ditës mund të ndryshoj deri në 20 për qind më pak ose më shumë.
Inflacioni në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rënia e stoqeve ka bërë që njerëzit të investojnë në kriptovaluta dhe flori si një formë që ata e konsiderojnë të sigurt për të investuar.
Interesi i individëve në mbarë botën është shtuar pasi ky treg është i decentralizuar, ku fitimet dhe rreziqet mund të jenë të mëdha.