Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, Besim ef. Berisha, ka vizituar hoxhën Halil Kastrati, për t’i uruar shërim dhe shëndet të plotë në të ardhmen, pas një intervenimi kirurgjik që kishte ditë më parë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook tregon se hoxhën Halil Kastrati e ka falënderuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në vazhdimësi, duke u dalë në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë, anë e kënd Kosovës.
“Veçanërisht, projekti i organizatës së tij, Shtëpia e të Moshuarve, është një projekt human e fisnik që meriton vlerësim shoqëror e mbështetje institucionale. Hoxhë Halilit i shprehëm respekt për angazhimin shembullor, që i shërben secilit si udhërrëfyes i veprave të mira, si dhe i uruam shëndet e jetë të gjatë, për të vazhduar misionin e tij për ndihmën e qytetarëve në nevojë.”, shkruan Krasniqi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=411592147006188&id=100044662171388&sfnsn=mo