Superliga e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e zjarrtë. Kjo pasi kampioni i këtij sezoni do të përcaktohet në ndeshjen e fundit, që zhvillohet nesër prej orës 16:00, shkruan gazetametro.net
Prishtina dhe Drita, ekipet e para në tabelë, do të kërkojnë fitore për të marrë titullin e kampionit në futbollin e Kosovës.
Për këtë, tifozët e Dritës që njihen si Intelektualët kanë krijuar sonte atmosferë të jashtëkonshme në Gjilan, para ndeshjes së nesërme ndaj Prishtinës.
Të dielën në Pejë do të zhvillohet ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës. Prishtina duhet të fitojë me dy gola epërsi për të siguruar titullin, ndërsa Dritës i konvenon çfarëdo rezultati tjetër.