![445 raste aktive me coronavirus, ndërsa mbi 730 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy dozat](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2021/11/E76D10DF-49DA-4AD2-89A4-07109DD1EA05.jpeg)
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 445.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.386, nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës.
Deri më sot 733.108 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.