Policia e Pejës ka konfiskuar armë e municion në Pejë e Deçan.
Policia ka njoftuar se me datë 28.10.2021, rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore, pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit në këtë veturë Policia ka hasur ne armë të cilat janë konfiskuar:
• 1 (një) arme automatike AK 47
• 1 (një) karikator i armës AK 47
• 1 (një) armë automatike e tipit Zig Zauer
• 1 (një) karikator i armës Zig Zauer
• 1 (një) dylbi e armës Zig Zauer
• 4 (katër) fishek të kalibrit 7.62mm
• 1 (një) sprej OC
Po ashtu Policia ka njoftuar se tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit dy)nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48- orë.
Lexo edhe: Qeveria miraton projekt-rregulloren: Tatimi në pronë nuk është më kusht për regjistrimin e veturave
Rasti tjetër sipas Policisë së Pejës ka ndodhur në Deçan.
“Me datë 28.10.2021, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar ne rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.”, ka njoftuar Policia,
Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar:
• 1 (një) Pushkë me laser cal: 7.62mm,
• 1 (një) Pushkë gjuetie 12mm,
• 1 (një) Tytë e cal i panjohur
• 1 (një) dylbi e pushkës
• 1 (një) laser për armë
• 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm
• 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm.