970×90
970×90
970×90
970×90

Kosova duhet të koordinohet me administratën amerikane, ashtu siç bëri Presidenti Rugova

Kosova duhet të koordinohet me administratën amerikane, ashtu siç bëri Presidenti Rugova

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka bërë të qartë politikën e Administratës Biden, raporton Express

Hoti ka shkruar në Facebook se politika e Administratës Biden karshi Ballkanit Perëndimor e konfirmon konsistencën e politikës së jashtme amerikane.

Deputeti i LDK-së thotë se Kosova duhet të koordinohet me administratën amerikane, lidhur me politikën karshi regjionit dhe politikën e jashtme në përgjithësi, ashtu siç kishte bërë Presidenti Rugova.

“Lidhur me politikën karshi regjionit dhe politikën e jashtme në përgjithësi, Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane, siç ka bërë në vitet e para të vendosjes së themeleve të shtetit të Kosovës nga Presidenti Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij, e deri tek qeveria e fundit kur u nënshkrua Marrëveshja e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Hoti.

Statusi i plotë i Hotit:

Gabriel Escobar, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, e bëri të qartë (edhe një herë) politikën e Administratës Biden për Ballkanin Perëndimor:

– Integrim në BE brenda një kohe të parashikueshme për të gjitha shtetet,

– Ruajtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve,

– Ndalimi i ndërhyrjes së Rusisë dhe Kinës në këtë regjion.

Në mënyrë specifike, ai kërkon:

– vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke,

– fillimin e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,

– Ruajtjen e sovranitetit dhe demokracisë në Mal të Zi,

– Reforma ligjore dhe ekonomike në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke i kundërshtuar dhe kritikuar ashpër ata që e nxisin dhe mbështesin ndarjen e këtij shteti. 

Më e qartë se kaq nuk mund të bëhet. Kjo politikë e Administratës Biden karshi Ballkanit Perëndimor e konfirmon konsistencën e politikës së jashtme amerikane.

Lidhur me politikën karshi regjionit dhe politikën e jashtme në përgjithësi, Kosova duhet të koordinohet plotësisht me administratën amerikane, siç ka bërë në vitet e para të vendosjes së themeleve të shtetit të Kosovës nga Presidenti Rugova dhe bashkëveprimtarët e tij, e deri tek qeveria e fundit kur u nënshkruar Marrëveshja e Ëashingtonit në Shtëpinë e Bardhë.

Kosova është e bekuar me miqësinë e saj me popullin amerikan.

Related posts