Edhe Këshilltarit të Kadri Veselit, Driton Lajçit do t’i zvogëlohet paga në Postën e Kosovës, prej muajit të ardhshëm.
Krejt kjo për shkak se Qeveria e Kosovës ka vendosur të ulë pagat e punonjësve të PTK’së për 40 për qind.
Sidoqoftë, Driton Lajçit nuk do t’i zvogëlohen shumë të ardhurat. Kjo pasi ai në muaj merr 1889 euro, 976 euro në Kuvend e 913 euro në PTK.
Të ardhurat e tij përgjatë një viti janë të faktuara në Agjencinë kundër Korrupsionit, ku zyrtarët e vendit obligohen që çdo vit të deklarojnë pasurinë e tyre.
GazetaExpress ka kontaktuar me këshilltarin e Kadri Veselit, Driton Lajçit, por ky i fundit nuk e ka komentuar çështjen e uljes së pagave. Ka thënë se për këto është sindikata dhe menxhamenti që merren, dhe se aty nuk është se ka ndonjë pozitë të lartë.
“Unë shkoj në postë meqenëse nuk kam pozicion të lartë, kam pozitë mesatare aty. Megjithatë për këtë është mirë me diskutu më mirë me sindikatën e menaxhmentit me kontaktu” është shprehur ai.
Lajçi është emëruar si Këshilltarit i Kadri Veselit më 06.10.2017 dhe vazhdon të jetë ende në këtë pozitë. Thotë se për shkak se puna është më fleksibile, më shumë edhe shkon në Kuvend, te Kadri Veseli.
“Pozita jem, e këshilltarit nuk ka çka me thënë për rrogat. Ndërsa se ku shkojë më shumë, pozita e këshilltarit është pozitë feksibile, dhe aty jam më shumë”, ka sqaruar ai.
Posta dhe Telekomi i Kosovës njihet për mbipopullimin e saj me familjarizëm dhe njerëz të afërt me pushtetin. Madje edhe pagat nuk janë për t’u ankuar.
Kësisoj ky institucion shtetëror është buzë falimentimit. Por Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka konfrimuar sot, se nga muaji tjetër punëtorëve të kësaj poste do iu ulen pagat në 40 për qind.
Kjo ulje e pagave, sipas ministrit, do të ndodhë për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga falimentimi. Megjithëse, kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur për situatën në të cilën gjendet ky institucion kishte thënë se ulja mund të jetë 40 për qind. por mund të jetë edhe 20 për qind./GazetaExpress/