Një burrë në Gjakovë ka raportuar sot në Polici se dikush ia ka grabitur bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë dhënë detaje për këtë rast, që dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00.
Sipas këtyre burimeve, burri që e denoncoi rastin në stacionin policor në Gjakovë, ka deklaruar se disa persona të panjohur ia kanë grabitur gruan e tij, e cila në atë kohë ishte në një lokal (shisha-bar).
Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat në identifikimin e të dyshuarve.