970×90
970×90
970×90
970×90

Gashi pendohet për ofendimet, por kritikon Halitin për përplasjen e sotme

Gashi pendohet për ofendimet, por kritikon Halitin për përplasjen e sotme

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka folur për mediat pas përplasjes që ndodhi në Kuvend mes tij dhe Xhavit Halitit, ku përplasja verbale e një dite më parë eskaloi në përplasje fizike.

Gashi thotë se është penduar për fjalët e rënda që ka thënë një ditë më parë në Kuvend, ku e kishte sharë Halitin pasi ai nuk pranonte që t’ia jepte lejen për të folur në foltoren e Kuvendit.

‘Më vjen keq që qytetarët e Kosovës janë përballë me këtë lloj gjuhe, që kanë dëgju këtë lloj gjuhe nga ana ime. Ndërsa për kryesuesin e seancës mendoj se ai duhet të mendojë thellë se çka do me bo kur të ulet në krye të Kuvendit”, tha Gashi për T7.

Përplasja solli reagimin e kryeparlamentarit Veseli, i cili pasi mblodhi krerët e grupeve parlamentare, tha që sjellje të tilla duhet të ndërpriten dhe që në të ardhmen nuk do të tolerohen.

Related posts