970×90
970×90
970×90
970×90

Për një “R”, në RTK u keqpërdorën 472 mijë euro

Për një “R”, në RTK u keqpërdorën 472 mijë euro

Radio Televizioni i Kosovës i ka paguar mbi 472 mijë euro për pesë vjet një kompanie që s’i ka ofruar asnjë shërbim. Gjithë kjo ka ndodhur shkaku i mungesës së një “R-je”, ku në vend të KRU “Pastrimi”, paratë i kanë shkuar kompanisë “Pastimi”.

Kështu është thënë në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ka raportuar edhe drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati.

Kastrati ka thënë se kjo kompani ishte regjistruar në sistem nga një punëtor i RTK-së, i cili tashmë është dënuar për veprimin dhe se paratë i kanë shkuar kompanisë duke pretenduar se është duke i paguar faturat kompanisë rajonale, KRU “Pastrimi”.

Ai tha se këto pagesa kanë nisur në vitin 2008 dhe kanë zgjatur rreth pesë vite.

“Një punëtor tek ne e ka regjistru një kompani, “Pastimi”, pa ‘r’ dhe në mënyrë të vazhdueshme RTK ka derdh para, deri sa është evidentuar. Dëmi është diku rreth 472 mijë euro. Pala me sa e di është dënuar por ne jemi dëmtuar”, tha Kastrati.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se është shqetësuese se si një gjë e tillë ka vazhduar pa u vërejtur nga zyrtarë të tjerë të cilët kanë nënshkruar kontratat.

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se është absurde që kjo të mund të vazhdojë për disa vite me radhë pa u vërejtur.

“Një gjë e tillë mundet me vazhdu për 3 muaj, hajde 6 muaj por për 4-5 vjet është absurde. Diku rreth 7-8 mijë euro në muaj është shumë pa u vërejt”, tha ai.

Related posts