970×90
970×90
970×90
970×90

Deputetët zgjedhin gjyqtarët e Kushtetueses nga komunitetet jo shumicë

Deputetët zgjedhin gjyqtarët e Kushtetueses nga komunitetet jo shumicë

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Radomir Laban nga komuniteti serb është zgjedhur me 71 vota ndërsa Bajram Latifi nga komunitetet jo shumicë është zgjedhur me 58 vota.

Këta dy do të jenë gjyqtarë të Kushtetueses për nëntë vitet e ardhshme, transmeton kp.

Ndërsa gjashtë kandidatët shqiptarë për gjyqtarë të kësaj gjykate nuk kanë arritur t’i marrin votat e duhura, dhe në rivotim shkojnë Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli.

E nga lista e votimit garën për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e vazhduan Shqipe Ibraj- Mala dhe Nebojsha Boriçiq.

Ndryshe në këtë votim morën pjesë gjithsej 115 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Related posts