970×90
970×90
970×90
970×90

Vrau të fejuarën shqiptare në Mal të Zi, vetëdorëzohet në polici 28-vjeçari Ilir Gjokaj! Si e kërcënonte

Vrau të fejuarën shqiptare në Mal të Zi, vetëdorëzohet në polici 28-vjeçari Ilir Gjokaj! Si e kërcënonte

MAL I ZI- 28-vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, 19-vjeçares shqiptare Sheila Bakija, gjyshes dhe plagosjes së babait të saj është vetëdorëzuar në polici. Pas krimit Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh që nga 30 shtatori, ndërkohë që u vetdorëzua në orët e vona të së dielës.

Më 26 gusht, e fejuara e tij bëri kallëzim në polici se Gjokaj po e kërcënonte, por ai vetëm u gjobit dhe nuk u dënua. Sipas raportit, Gjokaj e kërcënoi atë në shtëpinë e prindërve të saj, duke i thënë se “as në qiell as në tokë nuk do të jesh me dikë tjetër”.

“Gjaku do të derdhet për këtë çështje, jeta juaj është në duart e mia,” mësohet të ketë thënë Gjokaj, raportojnë mediat lokale. Ndërsa nuk bëhet të ditura detaje të reja lidhur me dëshminë e tij në polici pas vrasjes.

Qyteti shqiptar në Malin e zi, Tuzi, u trondit pak ditë më parë nga vrasja e Shejla Bakija, 19-vjeç, nga partneri i saj.

Autori Ilir Gjokaj shkoi në banesën e familjes së Shejla Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara. Plumbat i morën jetën 18-vjeçares Shejla Bakija, gjyshes së saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.

Ndërkohë që reagimet për këtë ngjarje në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotoja e viktimës dhe një mesazhi shkruar në vetën e parë për të.

Related posts