Xhavit Haliti dhe Arben Gashi përplasen fizikisht
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, kanë pasur një moment të pahijshëm sot në Kuvend që ka rezultuar me përplasje fizike.
Në videon më poshtë shihet se si Haliti e shtyn Gashin, dhe më pas përfshihen deputetë të tjerë që i ndajnë dhe shmangin një përkeqësim të situatës.
Përplasja me tyre ka nisur që ditën e djeshme, kur Haliti nuk ia kishte dhënë fjalën Gashit e që më pas të dy kishin eskaluar duke e fyer njëri-tjetrin.