970×90
970×90
970×90
970×90

Haziri: Vizat shtyhen për një vit sa herë që pushtetarët përmendin datat

Haziri: Vizat shtyhen për një vit sa herë që pushtetarët përmendin datat

Sipas tij, pala kosovare ka mundur të paraqitet shumë më dinjitetshëm në këtë samit, mirëpo një gjë e tillë siç ai është shprehur, nuk ka ndodhur.
“Është një rast i mirë që pas Samitit të Sofjes ta shohë realisht edhe qeveria pafuqinë e saj politike për t’i shtyrë proceset përpara. Edhe në ktë samit është lëshuar rasti historik që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm. Mbi 60 veta morën pjesë, një delegacion shumë i madh”, deklaroi Haziri gjatë një konference të mbajtur sot.

Ai po kësaj, foli edhe për çështjen e vizave, me ç’rast tha se sa herë që udhëheqësit e shtetit e përmendin këtë çështje, liberalizimi shtyhet nga një vit tutje

“Çështja e vizave, sa herë që pushtetarët tanë përmendin vizat e shtyjnë nga një vjet. Nuk ka një datë. Nuk duhet lëmë të manipulojnë me data. Data do të jetë nga këshilli i ministrave”, ka shtuar ai.

Related posts