
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, sot ka takuar të moshuarit vushtrrias me të cilët ka pirë çaj e ka biseduar me rastin Ditës Botërore të të moshuarve.
Tahiri i ka njoftuar se ka nënshkruar Marrëveshjen me “Jetimat e Ballkanit” për Shtëpinë për Qëndrim Ditor për të moshuar në Vushtrri, ku pritet që shumë shpejtë do të fillojnë punimet.
Postimi i plotë i Tahirit:
Në Ditën botërore e të moshuarëve, çaj me të moshuar në Vushtrri.
Tashmë e kemi nënshkruar Marrëveshjen me “Jetimat e Ballkanit” për Shtëpinë për Qëndrim Ditor për të moshuar në Vushtrri. Kjo marrëveshje ka kaluar edhe në Kuvend të Komunës e shumë shpejtë fillojnë punimet.
Zoti ju ruajt 🙏🙏🙏