970×90
970×90

Luan Shllaku pas refuzimit të tubacionit të gazit, tregon çfarë favore do t’i sillte Kosovës ai projekt

Luan Shllaku pas refuzimit të tubacionit të gazit, tregon çfarë favore do t’i sillte Kosovës ai projekt

Njohësi i çështjeve mjedisore, njëherësh drejtori i KFOS-it, Luan Shllaku ka komentuar refuzimin e Qeverisë për projektin e tubacionit të gazit. Ai ka thënë se ky do të ishte një projekt i favorshëm për Kosovën.

Shllaku ka dhënë disa prej arsyeve që sipas tij ky projekt do të ishte në favor të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Pa hy fare në arsye gjeostrategjike dhe gjeopolitike për ose kundër projektit të gazit në Kosovë, po i sjell në vëmendjen tuaj disa arsye pse unë e shoh këtë projekt të favorshëm për Kosovën: 1. Një pjesë e madhe e infrastrukture është e gatshme. Tashmë, qysh nga vitet e 70-80ta, Kosova e ka gazsjellësin e ndërtuar, që ka shërbyer në këto vite, që gazin e prodhuar ne Obiliq me gazifikimin e thëngjillit, ta bart deri në Shkup në njërën anë dhe në anën tjetër deri në Trepçë (Mitrovicë), Ferro-nikel (Gllogovc), Sharrcem (Han te Elezit). Pra ekziston trasa, që është pjesa më e mundimshme e ndërtimit të gazsjellësit, e të tjerat mund të bëhen kollaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se gazi natyror (LNG) nuk duhet te shihet vetëm si lendë djegëse për ndërtimin e një termocentrali, por edhe si karburant për tu përdorur për nxemje gjatë dimrit në ngrohtore rajonale (5-6 qytetet më të mëdha) si dhe për të zëvendësuar rrymën elektrike në metalurgji dhe objekte industriale. Kështu mund ta zvogëlojmë shumë konsumin aktual të energjisë elektrike ne vend, që është më mirë se të ndërtojmë kapacitete të reja.

“Termocentrali 250 MË që do të punonte me gaz, do të emitonte përgjysmë më pak ndotës të ajrit dhe do te mund ta mbulonte një pjesë të nevojave për energji në periudhën tranzitore, derisa nuk konsolidohet prodhimi që do të duhet të dominohet nga burimet alternative”, ka thënë Shllaku.

Arsyeja tjetër sipas Shllakut është se nëse injorohet gazi atëherë do të duhet të përqendrohemi në thëngjill, siç po përmendet nga kjo administratë, duke rekonstruktuar TC Kosova A.

“Kjo do të ishte ide shumë e keqe, dhe shumë e shtrenjtë, sepse nuk e merr parasysh faktin se së shpejti do të duhet të paguajmë taksa të larta për çdo ton të dioksidit të karbonit te emituar. Momentalisht, per nje ton te emetuar mbi sasine e emetuar ne vitin 1990 shtetet anëtare të BE paguajnë mbi 60 euro. Pra shkurt, nuk ka asnjë leverdi financiare nga rekoinstruktimi i TC Kosova A, e sidomos do të jetë i pafalshëm ndikimi i saj në shëndetin e popullatës.”, ka shkruar ai.

Related posts