Ka nisur në Sofje të Bullgarisë, forumi ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Forumi ekonomik i Vjenës, po mbahet nën kryesimin e Bullgarisë e cila udhëheq edhe me Presidencën e Bashkimit Evropian (BE).
Në këtë forum përveç Kosovës marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, derisa nikoqir i këtij samiti është Boyko Borissov, kryeministër i Bullgarisë.
Në sesionin plenar të këtij forumi, kryeministri Haradinaj pritet të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe planet dhe pritet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit.
Bashkëpunimi regjional, si pjesë e integrimit evropian, realiteti i Ballkanit Perëndimor, pritjet dhe përgjegjësitë, janë temat e këtij forumi.
Forumi ekonomik i Vjenës shihet si një platformë e mirë për të vendosur bashkëpunim konkret ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.