970×90
970×90

Katër kushtet e Vuçiqit për t’u kthyer në tavolinën e dialogut

Katër kushtet e Vuçiqit për t’u kthyer në tavolinën e dialogut

Përgjigjja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj reciprocitetit të vendosur nga kryeministri kosovar Albin Kurti për targat e veturave serbe ishte kushtëzimi i vazhdimit të dialogut.

Ai ka radhitur katër kushte, të cilat po s’u plotësuan, Vuçiq zotohet se nuk do të ulet në tavolinën e negociatave.

Siç raporton mediumi serb “Novosti”, kushti i parë i Serbisë që po e kërkon nga Kosova është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe. Për këtë thotë se ndonëse marrëveshja u ratifikua në Kuvend, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë disa pika për krijimin e këtij mekanizimi përmes të cilave “dëshiron ta zvogëlojë këtë komunitet në nivelin e një organizate joqeveritare, e cila është e papranueshme për Beogradin dhe nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”.

Kushti i dytë është që Kosova të mos dërgojë forca të armatosura rëndë apo polici në veri të Kosovës pa lejen e KFOR-it dhe pëlqimin e komunitetit serb në Kosovë.

Kushti i tretë është “një kërkesë e vazhdueshme e Beogradit” që të formohen dy kompani serbe për shpërndarje të rrymës në komunat me shumicë të komunitetit serb.

Mediumi thotë se Prishtina vazhdimisht refuzon të lëshojë licenca për dy kompani serbe, “Elektrosever” dhe “EPS trgovina”, të cilat do të funksiononin si filiale të kompanisë EMS në Kosovë.

Si kusht i katërt renditet ai për gjyqësorin. Paneli gjykues që gjykon serbët të jetë 2 me 1 në favor të serbëve.

Këtu përmendet rasti i aktgjykimit kundër Ivan Todosijeviqit, duke thënë se është shkelë marrëveshja e Brukselit që në panelin gjykues prej tre anëtarësh, dy gjyqtarë duhej të ishin serbë, gjë që nuk ndodhi kështu, shkruan Novosti./KK/

Related posts