970×90
970×90
970×90
970×90

Përdorën telefonin gjatë vozitjes, Policia në Mitrovicë gjobit 195 drejtues të automjeteve

Përdorën telefonin gjatë vozitjes, Policia në Mitrovicë gjobit 195 drejtues të automjeteve

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia në Rajonin e Mitrovicës është fokusuar në identifikimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që shkaktojnë kundërvajtje me përdorimin e telefonit gjatë ngasjes së automjeteve.

Për këtë qëllim, janë angazhuar zyrtarë policor në rroba civile dhe me automjete zyrtare civile e gjithashtu edhe zyrtarë policor të uniformuar, të cilët janë duke marrë masa dhe duke shqiptuar gjoba ndaj kundërvajtësve për këtë lloj kundërvajtje e cila është një prej faktorëve të aksidenteve rrugore.

Që nga data 14 shtator 2021, zyrtarët policorë në kuadër të stacioneve policore dhe të Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë shqiptuar 195 gjoba vetëm për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjeteve.

Policia në Rajonin e Mitrovicës apelon te të gjithë ngasësit që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të trafikut rrugor në të kundërtën do të ndërmarrë masa të parapara me ligj.

Related posts