970×90
970×90

Real Madrid dhe PSG përplasen përsëri për merkaton

Real Madrid dhe PSG përplasen përsëri për merkaton

Pas sagës “Kylian Mbappe”, Real Madrid-i dhe PSG-ja pritet të kenë një tjetër përplasje në merkato. Kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë lojtarë të PSG-së apo Real-it, por për Antonio Rudiger-in e Chelsea-t.

Të dy klubet e kanë mbrojtësin në fokusin e tyre për merkaton e ardhshme verore. Gjermani është në vitin e fundit të kontratës me kampionët e Evropës dhe sipas “Goal”, ai është nën shënjestrën e Real-it dhe PSG-së.

Por, gjithashtu “Goal” raporton se edhe mundësia që ai të rinovojë në Londer është e madhe. Megjithatë prioritet për Chelsea-n duket se do të jetë afrimi i talentit francez të Sevilla-s, Jules Kounde-s.

Chelsea pagoi 25 milionë euro për ta transferuar Rudiger-in në Londër nga Roma, në verën e vitit 2017. 28-vjeçari është paraqitur 155 ndeshje me blutë, ku ka shënuar edhe shtatë gola.

Gjermani ka arritur të fitoi edhe katër trofe me Chelsea-n: Champions League, FA Cup, Europa League dhe UEFA Supercup.

Momentalisht, vlera e Rudiger-it në tregun e transferimeve është 28 milionë euro sipas “Transfermarket”-it, por që në verën e ardhshme ai do të jetë me kosto zero. Nëse largohet në janar, normalisht vlera e tij do të jetë shumë herë më e ulët se 28 milionë euro.

Related posts