970×90
970×90
970×90
970×90

Merkel përzgjedhë një foto me Thaçin për prezantimin e Samitit të Sofjes |Foto

Merkel përzgjedhë një foto me Thaçin për prezantimin e Samitit të Sofjes |Foto

Në Sofje të Bullgarisë po mbahet një nga samitet më të rëndësishme të BE’së, që nga ai i Selanikut i vitit 2003.

Kosova përkundër kundërshtimeve nga Spanja po merr pjesë e barabartë me vendet e tjera të rajonit, transmeton GazetaMetro.net

E vetëm disa ditë pasi e priti Hashim Thacin në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel ka shfrytëzuar momentet pas shkrepjes së fotografisë së përbashkët, për një bisedë të shkurtër me presidentin e Kosovës.

”Biseda jashtë sallave të takimeve: Kur të bëhet e ashtuquajtura ‘foto familjare’ në fund të një samiti, shpesh jepet mundësia për shkëmbime të mendimeve. Ashtu sikurse këtu në Sofje ndërmjet kancelares Merkel dhe Hashim Thacit, Presidenti i Republikës së Kosovë”, shkruan në një postim në llogarinë zyrtare të Bundeskancelares.

Gjermania dhe Franca insistuan që në këtë samit Kosova të përfaqësohej e barabartë me 5 shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Serbinë.

Related posts